26 Maj 2019, 18:10

10 Albanian Vipers who made their brothers and sisters partners

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët vëllezër e goca hallash

XING

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

‘E kam gocë halle’, E kam si vëlla’, sa shumë i keni dëgjuar këto shprehje nga VIP-at? Të konfirmosh një lidhje duket se për VIP-at është vendim i vështirë kështu që shumë prej tyre kanë zgjedhur t’i mohojnë thashethemet duke i bërë partnerët vajza hallash e tezesh, motra e vëllezër.“Xing.al” ju sjell sot 10 VIP-at që i kanë mohuar lidhjet në këtë formë e disa prej tyre sot janë të martuar ndërsa të tjerë ka mbetur ende engimë nëse kanë qenë vërtet në një lidhje apo jo.

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

Mozzik dhe Loredana

Në fillimet e lidhjes së tyre Mozzik dhe Loredana nuk e pranonin që ishin bashkë dhe asokohe bëri bujë deklarata e reperes e cila tha se Mozzikun e ka djalë daje.

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

Pak javë më vonë Mozzik vendosi ta konfirmojë lidhjen duke postuar një foto me Loredanën nga pushimet e tyre, por postimi i tij nuk i prit mirë nga fansat të cilët nisën ta kritikonin që po puthte vajzën e hallës. Ishte vëllai i Mozzikut, Getinjo ai që sqaroi më vonë në një intervistë se Mozzik e Loredana nuk kanë lidhje familjare mes tyre.

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

Gent Fatali dhe Rozafa

Të njëjtën deklaratë bëri edhe reperi Gent Fatali. Prej disa kohësh ai përflitet se është në një lidhje me motrën e Loredanës, Rozafën. Mirëpo dyshja nuk pranojnë ta konfirmojnë lidhjen pavarësisht se janë kapur shpesh mat.

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

Në një intervistë pak muaj më parë Genti u shpreh se është beqar dhe Rozafën e ka vajzën e hallës, bën të ditur Xing.al. Madje tanimë që Rozafa poston shpesh foto me Gentin në komente vihen re fansat të cilët i kujtojnë deklaratën e reperit.

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

Ronela Hajati dhe Young Zerka

Edhe pse kanë gati 4 vite bashkë, Ronela dhe Zerka kanë preferuar mos ta konfirmojnë lidhjen e tyre. Kjo ka shtyrë fansat të kenë edhe më shumë kuriozitet për dyshen dhe të gjithë presin me padurim që ata të pranojnë lidhjen.

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

Mirëpo Ronela dhe Zerka jo vetëm që nuk kanë ndërmend ta konfirmojnë lidhjen, por tani po i bëjnë të gjithë lëmsh edhe me deklaratat. Në një intervistë Ronela u shpreh se me Zerkën janë vëlla e motër duke mohuar kështu çdo thashethem për ta.

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

Fero dhe Arbenita

Sot nuk ndalet së postuari foto me të e duke i bërë komente të ëmbla,  por edhe Fero në fillim e mohoi lidhjen me Arbenitën. Pavarësisht se dyshja ishin kapur mat dhe të gjithë po flisnin për lidhjen e tyre, Fero deklaroi se Arbenitën e ka shoqe të ngushtë dhe asgjë më shumë, bën të ditur Xing.al. 

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

Më pas në “Xing me Ermalin” ishte hera e parë kur Fero foli publikisht për Arbenitën pasi tashmë të gjithë e kishin mësuar lidhjen e tyre.

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

Butrint Imeri dhe Kiara Tito

Edhe çifti Butrint dhe Kiara kanë vendosur mos ta konfirmojnë lidhjen e tyre pavarësisht se janë kapur shpeshherë mat. Në një intervistë vitin e kaluar Butrinti u shpreh se Kiarën e ka shoqe shumë të mirë. Të njëjtën gjë tha edhe Kiara më vonë duke u shprehur se me Butrintin ka një miqësi që ka nisur në televizion.

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

Noizy dhe Sheila Haxhiraj

Disa vitë më parë Noizy u përfol se ishte në një lidhje me këngëtaren Sheila Haxhiraj e cila asokohe konkurronte në “X Factor”. Noizy në një intervistë sqaroi se ai dhe Sheila nuk ishin në një lidhje dhe madje e cilësoi këngëtaren si motrën e tij të vogël. “Me Sheilën kemi një raport të atillë sikur ta kem motër të vogël”, u shpreh Noizy.

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

Linda Halimi dhe Davon Edwards

Sot janë të martuar dhe prindër të një vajzë, por Linda Halimi vite më parë e mohoi lidhjen me Davon Edwards i cili është reper i njohur me emrin Big D.

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

Në një intervistë Linda u shpreh se Big D-in e kishte mik familjar, bën të ditur Xing.al. “Unë me Big D nuk kam asnjë lloj marrëdhënie përpos shoqërore. E kam mik familjar”, u shpreh Linda.

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

Keisi Medini dhe Seldi

Pas ndarjes nga Mimoza Shkodra, Seldi u pa shpesh në shoqërinë e vajzës bukuroshe të Sabianit, Keisit. Dyshja u përfolën për një lidhje mirëpo Keisi në një intervistë tregoi një herë e mirë të vërtetën duke u shprehur se Seldin e ka si vëlla. “Unë Seldin e kam si vëlla. Jemi rritur bashkë”, u shpreh Keisi, bën të ditur Xing.al. 

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

Morena Taraku dhe Jalal Oba

Këtë muaj këngëtarja shqiptare Morena Taraku u përfol se është në një lidhje me reperin me origjinë arabe, Jalal Oba. Mediat shkruajtën se dyshja kishin muaj të lidhur dhe do të sillnin këngë bashkë. Mirëpo Morena i mohoi këto thashetheme me një postim në rrjete sociale ku deklaronte se reperin e ka si vëlla. “Jalal është si vëllai im dhe ne kemi një këngë bashkë asgjë më shumë”, shkruajti Morena.

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

Klaudia Pepa dhe Albi Nako

Një tjetër deklaratë që bëri ka qenë ajo e balerinës shqiptare me famë në Itali, Klaudia Pepa e cila në një videomesazh tek “Rudina” e quajti Albin vëlla. “Doja të bëja një përshëndetje për një person shumë të dashur, maestron, për shokun dhe vëllain tim të madh”, u shpreh Klaudia. Kjo deklaratë e balerinës ndodhi vetëm pak muaj pasi ajo dhe Albi deklaruan ndarjen./Xing.al

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët

10 Vipat shqiptarë që i bënë partnerët