26 Qershor 2023, 11:55

10 thousand euros per concert, Luizi talks about the staggering figures

10 mijë euro për koncert, Luizi flet për shifrat marramendëse

XING

10 mijë euro për koncert, Luizi flet për shifrat

Luiz Ejlli ka qenë i ftuar së fundmi në një intervistë me Meriton Mjekiqin. Duke qenë se pas përfundimit të BBVA 2 u bë një nga emrat më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar, artisti shkodran ka folur rreth çmimeve marramendëse që u tha se merr nëpër mbrëmje.

Luizi tregon se ka një kontratë me Top Channel dhe se menaxhohet prej tyre. Ai thotë se është i kënaqur me atë që fiton, përfitimet e tij.

“Prandaj kam ardhur në Amerikë për të zgjidhur këtë punë në Wolf Street, se janë duke lëviz e ke parasysh i ka ato uljet e ngritjet e veta. Ç’është e vërteta te kjo pjesë unë jam shumë rehat. Pse, se çdo ofertë që më vjen çdo ftesë thjesht ia dërgoj Top-it dhe i them fol me Top-in. Unë kam një kontratë me ta, me të cilët kam përqindjet e mia. Unë përqindjet e mia i di, përfitimet e mia i di dhe se si i mbyllin kontratën përfaqësuesit e Top-it, ajo është punë e tyre dhe përderisa ata mendojnë që me këto lloj çmimesh ose siç flitet lart e poshtë, me gjithë respektin që kam jo që nuk dua të kthej përgjigje se duket sikur arrogancë por për hir të vërtetës njerëzit janë të lirë të flasin gjithçka, jo merr 10 jo merr 20 jo merr 30. Çmimet i vendos tjetër kush për mua, unë kam atë përfitimin tim material se është normale edhe jam shumë i kënaqur. Nuk e kisha menduar kurrë”, tha Luizi.

10 mijë euro për koncert, Luizi flet për shifrat