12 Gusht 2018, 19:17

'Bring me to the grandson,' Ridvan's grandfather calls

'Ma sillni ta djeg të gjallë nipin', gjyshi i Ridvanit bën thirrje

XING

'Ma sillni ta djeg të gjallë nipin', gjyshi i Ridvanit

Masakra e Ridvan Zykajt ka lënë pas dhimbje të thellë në familjet e viktimave. Prindërit e 24-vjeçarit janë larguar nga fshati ndërsa gjyshi i autorit, Kujtim Zykaj, vëllai i njërit prej viktimave Demirit, ka shkuar për ngushëllim në familjen e të vëllait. Kujtim Zykaj ka qenë mjaft i revoltuar dhe ka kërkuar t'i sjellin nipin se do ja marrë vetë ai jetën. 

"Ma sillni, edhe pse e kam nip, do ta djeg vetë të gjallë", ka thënë Kujtimi.

Një ditë më parë gjyshi i Ridvanit tregoi edhe momentin kur pa viktimat në oborr.

"Për të më bërë gropën mua e bëri gjithë këtë. Erdhën te shtëpia ime dhe atje bëmë drekë. U ngrit më para dhe unë se kuptova iku më parë nga i ati dhe ëma. I thashë ku do vesh. Më tha do lëshoj dhëntë.Iku erdhi këtu. Unë vija gjithmonë dhe llafosesha me byrazerin. Dëgjuam llamarinant, një zhurmë. Iku djali me nusen. Vij unë këtu dhe nuk shoh njeri. Pastaj pashë tim vëlla të vrarë me kokë poshtë. E mora atë e ujdisa dhe kunatën. U ktheva këtej gjeta nipin të vrarë me të shoqen. Më e rëndë ishte kur gjeta të voglin, niposhin. Erdha këtu më vonë nuk dija nga të bëja, ulërisja kot njeri nuk më dëgjonte. Mblodha trupat. Jo nuk ka pasur debate. Del nashi sikur është i pirë. Ai piu një birrë në tavolinë dhe njërën e mori me vete. Unë nuk jetoj me Ridvanin, jetoj me djalin tjetër", është shprehur gjyshi i Ridvan Zykaj.