'Ciceronk has made caves', Fifi breaks out against Tayna
'Ciceronk t'u ka bërë shpell', Fifi shpërthen kundër Taynës

Tayna ka marrë vëmendjen e të gjithëve me hitet e saj të fundit që janë komentuar si "diss-e" kundër reperëve të tjerë e tashmë konkurrencës, i ka hyrë edhe Fifi. Këngëtarja ka publikuar projektin e saj më të fundit me titull "Habibi" që vjen në bashkëpunim me këngëtaren marokene Lamar.
Teksti i kësaj kënge po komentohet shumë pasi Fifi i drejtohet Taynës dhe Rinës haptazi. "S'më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t'u u kalb n'silikon", shprehet Fifi në një pjesë të këngës duke iu referuar faktit që Tayna në këngën e saj "Columbiana" thotë se e ka belin shumë të hollë.
"E keni flliq krejt t'u bo bordell, o ciceronk e trapit t'u ka bo shpell", është edhe kjo një pjesë e tekstit të këngës që po komentohet shumë në rrjete sociale e që siç duket i referohet repereve të reja. Videoklipi i ri i Fifit ka arritur brenda pak orëve mbi 100 mijë shikime.