8 Gusht 2018, 17:15

'For 5 euros', the reason why the Albanian killed the ex-wife and daughter was revealed

‘Për 5 euro’, zbulohet shkaku pse shqiptari vrau ish-gruan dhe vajzën

XING

‘Për 5 euro’, zbulohet shkaku pse shqiptari vrau ish-gruan dhe

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, ku burri la të vdekur në vend ish-gruan dhe vajzën e tij u diskutua gjatë në media. Siç raportojnë mediat ai kishte shkuar në shtëpinë e ish-gruas dhe pas një konflikti e kishte gjuajtur nënën e 6 fëmijëve dhe 9-vjeçaren me pistoletë.

‘Për 5 euro’, zbulohet shkaku pse shqiptari vrau ish-gruan dhe

Sipas ‘Indeksonline’ konflikti mes çiftit kishte nisur që në muajin maj, kur Pjetër Ndrecaj e kishte dhunuar barbarisht Valbonën duke e lënduar në kokë dhe në syrin e majtë. 40-vjeçarja e kishte denoncuar në polici dhe  deri në 11 qershor ai kishte qenë në paraburgim.

‘Për 5 euro’, zbulohet shkaku pse shqiptari vrau ish-gruan dhe

Prokuroria ka sqaruar se konflikti mes tyre ka lindur për shkak të një zënke që njëri nga fëmijët e çiftit e kishte me fëmijët e vëllait të Ndrecajt. Siç kishte treguar më parë Valbona, djali i saj kishte gjetur 5 euro në rrugë, ndërsa djali i kunatit kishte pretenduar se ishin të tijat gjë që kishte çuar në një konflikt në mes kunatave. Burri të nesërmen i kishte dhënë djalit të vëllait paratë. 40-vjeçarja ishte ofenduar nga ky veprim dhe ishte zënë me burrin e saj, konflikt ky i cili më pas kishte çuar në sulmin fizik. Në dëshminë e saj Valbona Ndrecaj kishte përmendur se disa herë me radhë ishte rrahur nga burri, ndërsa kishte ankesa se kishte kryer edhe marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Një muaj para se të paraburgosej, çifti ishin pajtuar pasi autori kishte premtuar që nuk do përdorte më dhunë.

‘Për 5 euro’, zbulohet shkaku pse shqiptari vrau ish-gruan dhe

Ndërkohë për shkak të këtij konflikti marrëdhëniet e tyre s’kanë qenë aspak të mira dhe 40-vjeçari e ka kërcënuar disa herë më parë Valbonën deri sa mbrëmjen e djeshme i shkoi në shtëpi dhe e ekzekutoi atë dhe të bijën.

‘Për 5 euro’, zbulohet shkaku pse shqiptari vrau ish-gruan dhe