'I can not live without them,' the monstrous husband kills the girls and the pregnant woman
'Nuk jetoj dot pa to', burri monstër vret vajzat dhe gruan shtatzënë

Një 33-vjeçar ka vrarë bashkëshorten shtatzënë dhe dy vajzat e tyre, Bella dhe Celeste 3 dhe 4 vjeç ndërkohë që i shpalli ato të zhdukura duke bërë thirrje: "Fëmijët e mi janë jeta ime, buzëqeshjet e tyre ndriçonin ditët e mia. Është një mankth, nuk arrij dot të jetoj pa to". Këto ishin fjalët që tha Chris Watts nga Colorado për mediat vendase, por sot është zbuluar e vërteta.
Një i afërm i gruas shtatzënë ka dhënë lajmin se burri ka pranuar fajin. "Me dhimbje të thellë, konfuzion dhe zemërim më duhet t’ju jap lajmin se kushërira jonë e bukur, fëmija që mbante në bark dhe vajzat e saj të mrekullueshme, Bella dhe Celeste, u vranë nga bashkëshorti i saj Chris Watts, i cili më në fund ka rrëfyer vrasjen", shkruante në një deklaratë për mediat.
33-vjeçari është arrestuar, por ende nuk dihen motivet e vrasjeve. Dihet vetëm që çifti kishin probleme ekonomike dhe para se autori të merrte veprimin e tmerrshëm, ata kishin pasur një debat.