'I do not believe I did not', 7-year-old mother who lost his life in the Kamza accident talks between tears
'S'më besohet që nuk e kam', flet mes lotësh nëna e 7-vjeçares që humbi jetën në aksidentin e Kamzës

Valbona Ndreu, nëna e vajzës 7-vjeçare që humbi jetën në aksidentin në Kamëz ka folur për herë të parë pas ngjarjes tragjike. Ajo tregon momentin kur po kalonte rrugën me vajzat përdore dhe shprehet se në momentin e përplasjes ndjeu si tërmet.
"Atë ditë unë kam qenë me vajzat te Spitali, me bashkëshortin. Besoj që e kam parë rrugën dhe kam ndal në trafik ndarësen. Në momentin që po shikoja për të kaluar rrugën kam pas dy vajzat përdore. Nuk di asgjë e di që kam pas si një tërmet nga mbrapa edhe më pas nuk di asgjë. Akoma s’më besohet. Që ta marrësh përdore e ta heqësh nga duart nuk më besohet. I mbaja gjithmonë përdore, akoma s’më besohet që se kam njërën vajzë", është shprehur mes lotësh Valbona për "Balkanweb" nga shtrati i spitalit të traumës .