'I do not get caught in my neck', what the 24-year-old said before the massacre in Vlora
'Unë kot nuk u bie në qafë', çfarë tha 24-vjeçari para masakrës në Vlorë

XING
Ka tronditur mbarë opinionin publik ditën e sotme masakra e ndodhur në fshatin Resulaj në Vlorë ku Ridvan Zykaj, 24 vjeç qëlloi me breshëri automatiku 8 persona, 4 gra, 3 burra dhe dy fëmijë. U tha se Ridvani ka pasur konflikte të vazhdueshme me kushërinjtë që pas sherrit për pulat vite më parë dhe kjo shihet edhe në një postim të tij në Facebook.
Dikush i komenton mos të bëjë fjalë me njeri, sidomos me kushërinjtë ndërsa Ridvani ja kthen: "Unë kot nuk u bie në qafë por kam një gjë po më ngacmuan atëherë si lë rehat unë, s'kam ç'bëj por ja që e kam këtë gjë".
Dëshmitarë kanë treguar se 24-vjeçari në adoleshencë kishte pasur një djegie të trupit në masën 70%.
Burimi: Faxweb