'I do not want nobody', girls crazy after him, but the Albanian rapper is single
'Mua nuk më do askush', habit reperi shqiptar që çmend vajzat

XING
Reperi i hitit "Luv luv", Mc Kresha është padyshim ndër të preferuarit e publikut e që hitet e tij dëgjohen kudo, në rrugë, lokale, makinë, diskoteka etj. Kresha është gjithashtu i komentuar në media për jetën private ndonëse prej kohësh është treguar shumë diskret për këtë pjesë.
Në një intervistë për "Pushime on top", reperi ka zbuluar se është beqar duke u shprehur se askush nuk e do atë dhe se nuk ka kohë të bjerë në dashuri.
"Ngaqë jam në punë, nga një koncert në një tjetër, s’ka kohë për pushime, nuk më do askush, prandaj jam single", është shprehur Kresha.
Kujtojmë që reperi dikur është përfolur për lidhje edhe me këngëtare e vajza të njohura shqiptare, por ato histori nuk zgjatën për shumë e sot Kresha është sërish beqar.