17 Gusht 2018, 17:50

'I love you heaven and earth,' Agron Llakaj becomes Grandpa for the second time

'Të dua sa qielli dhe toka', Agron Llakaj bëhet gjysh për herë të dytë

XING

'Të dua sa qielli dhe toka', Agron Llakaj bëhet gjysh

Aktori shumë i dashur për publikun, Agron Llakaj është bërë gjysh për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Llakaj me një postim në Facebook ku zbulon se vogëlushin e kanë pagëzuar me emrin Teos të cilit i ka kushtuar një dedikim special. 

'Të dua sa qielli dhe toka', Agron Llakaj bëhet gjysh

"Të dua sa qielli e sa toka’! Një këngë ninulle djepi që ja këndoja sime bije kur erdhi në këtë botë…, dhe asaj i pëlqente shumë…, dhe tim biri ja kendova…, dhe atij shumë i pëlqente…., e pas shumë vjetësh zoti më solli një princeshë, Adean…,edhe kësaj ja këndova, shumë i pëlqente dhe kësaj…., e sot po e rikëndoj duke të mbajtur ty në krahët e mi, Teos…, i ëmbli dhe i miri i gjysh Gonit! Mirë se erdhe mes nesh bir…, je i rrethuar me një mal dashurie! Zot! Falemnderit që na e zbukurove jetën", shkruan aktori. 

Kujtojmë që Llakaj ka edhe një mbesë 11-vjeçare me emrin Adea. Adea është rritur nga gjyshi dhe gjyshja dhe aktori nuk është ndarë për asnjë sekondë nga ajo.

'Të dua sa qielli dhe toka', Agron Llakaj bëhet gjysh