'I take my brain', the guest does not stick, suddenly kisses the journalist (Video)
'Ma hoqe trurin', i ftuari nuk përmbahet, puth në buzë papritur gazetaren (Video)

Është thuajse e pamundur që në transmetime direkte të shmangen situata që ndoshta nuk do duhej të transmetoheshin në televizor dhe një gjë e tillë ka ndodhur edhe gjatë edicionit informativ në "Tgr", kanali italian. I ftuar në studio ka qenë Gene Gnocchi i cili kishte shkuar për të folur për spektaklin e tij, por është mahnitur aq shumë nga gazetarja sa nuk është përmbajtur.
Ai fillimisht i tha gazetares Maria Grazia Lombardit se është e mrekullueshme dhe u ngrit nga vendi papritur për ta puthur në buzë. "Mund të them diçka? Po të dëgjoja duke lexuar lajmet, ma hoqe trurin, tani duhet të të puth...", u shpreh Gnocchi para se ta puthte në buzë gazetaren.
Kjo e fundit mbeti gojë hapur dhe e vënë në siklet, por për hir të transmetimit live e kaloi situatën me sportivitet.