'I took off stripes at the pool, English tourist denounces Albanian for sexual harassment
'Më hoqi reçipetat në pishinë', turistja angleze denoncon shqiptarin për ngacmim seksual

XING
Një turiste 21-vjeçare nga Anglia ka denoncuar një shqiptar 31-vjeçar për ngacmim seksual pasi ky i fundit i ka hequr reçipetat, e ka prekur në vende intime dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj. Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale në Greqi, ku ngjarja ka ndodhur në ishullin Rodos.
E reja tha në departamentin e policisë së Rodosit se shqiptarin e kishte njohur në një bar të ishullit. Kur ishin ndodhur në pishinën e barit, 31-vjeçari i kishte hequr reçipetat anglezes dhe kishte nisur ta prekte në zonat intime. Vajza kishte kundërshtuar dhe e ka denoncuar në polici.
Shqiptari është arrestuar dhe ka treguar se nuk kishte qëllim të bënte asgjë pa dëshirën e saj.