'I'll tell you the truth,' Loredana says after arriving in Kosovo
‘Do them të vërtetën’, flet Loredana pas mbërritjes në Kosovë

Pas lajmit të bujshëm, çifti i njohur i showbizit Loredana dhe Mozzik kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Kosove ku dhe u pritën nga gazetarët në aeroport. Ndonëse u pyetën nga mediat e pranishme, as Loredana dhe as Mozzik nuk u prenoncuan për akuzat kundër reperes.
Mirëpo, pak orë më parë ajo dhe Mozzik kanë lajmëruar të gjitha mediat se sot do të flasin dhe do të thonë të gjithë të vërtetën rreth ngjarjes së rëndë. Loredana ka publikuar një postim në ‘Instastory’ ku ka treguar se i pret të gjithë gazetarët sot në një konferencë për mediat.
“Ju ftoj që sot me datët 10.05.19 (E Premte) në ora 12:00 në Hotelin Emerald në Prishtinë të vini në konferencë për media ku unë do jem me dy avokatët e mi, Tomë Gashi dhe Artan Sadiku për të sqaruar të vërtetën lidhur me publikimet në media ditëve të fundit me atë që çka ka ndodhur në të vërtetën për rastin në Zvicër’, ka përfunduar këngëtarja.