4 Gusht 2018, 17:26

'Killed on granddaughter', father of albanian who died in Italy shows last call

‘E vranë në ditëlindjen e mbesës’, babai i shqiptarit që vdiq në Itali tregon telefonatën e fundit

XING

‘E vranë në ditëlindjen e mbesës’, babai i

Vrasja e 24-vjeçarit shqiptar Viktorjan Picaku në Itali ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara nga mediat. Ai u ekzekutua nga dy persona të cilët e qëlluan me pistoletë dhe e lanë të vrarë në vend.

Së fundmi babai  i të riut ka treguar se lajmin e hidhur e ka marrë vesh nga djali i madh, i cili në momentin e vrasjes ka qenë bashkë me të.

‘E vranë në ditëlindjen e mbesës’, babai i

Ata të prekur nga kjo tragjedi kanë kërkuar nga shteti që ti ndihmojnë që të rikthehet trupi i pajetë i Viktorjanit në Shqipëri. Sipas’ Panorama’ Lekë Picaku ka treguar se ai e kishte parandier ngjarjen dhe në momentin e vrasjes ka marrë në telefon djalin e madh.

‘E vranë në ditëlindjen e mbesës’, babai i

“Krejt rastësisht. Telefonova djalin e madh për t’i uruar ditëlindjen e vajzës, pra, mbesës sime dhe mësova se kisha humbur Viktorianin. Nuk dija asgjë. Biles nuk po kuptoja fare se çfarë kishte ndodhur. Mendova se ishte një shaka fillimisht mes djemve. Më pas më tha djali I madh se vranë Viktorjanin. Zoti me shtyu dhe fiks në momentin e ngjarjes i kam rënë telefonit. U vra… e kanë vrarë… Viktoriani s’merr frymë më… më thoshte djali. E kuptova direkt që ishte vrasje apo therje.”, ka shkruar ai.

‘E vranë në ditëlindjen e mbesës’, babai i

Ndër të tjera ai ka treguar se telefonata e fundit me Viktorjanin ka qenë një ditë para se ai të vritej.

“Për herë të fundit kemi folur një natë para se ta vrisnin. Atë natë që e vranë, ishte ditëlindja e mbesës.”, ka treguar më tej zoti Picaku.

‘E vranë në ditëlindjen e mbesës’, babai i

Ai gjithashtu ka treguar se ende nuk I di shkaqet që çuan dy djemtë italian ta vrisnin, pasi djali i madh është ende në gjendje shoku dhe nuk ka mundur të flas.

‘E vranë në ditëlindjen e mbesës’, babai i

“Me djalin e madh s’kuptohem dot se është shumë i mërzitur dhe i tronditur. Është i shokuar pasi ka qenë në vendin e ngjarjes dhe për më tepër nuk ka mundur ta ndihmojë të vëllanë. Por nga ato pak gjëra që më ka thënë, di që është grindur për një vajzë. Njëri prej autorëve po e keqtrajtonte pak ditë më parë dhe djali ka ndërhyrë për ta shpëtuar. Tri ditë më parë ai e vrau pas shpine.”, përfundon ai.