'My mother had put my head in the water', how were saved 6-year-old twins in Fier
'Nëna ja kishte futur kokën në ujë', si u shpëtuan binjaket 6-vjeçare në Fier

Rudina Kishta, 42-vjeçarja pranoi sot në Gjykatën e Fierit se tentoi t'i mbyste vajzat duke u shprehur se do ta bënte pasi janë të sajat. Vajzat binjake 6-vjeçare janë shpëtuar rastësisht nga një kalimtar bën të ditur "Shqiptarja.com". I riu ka parë skenën dhe është afruar për ta ndaluar 42-vjeçaren. Në polici ai ka thënë se ka parë gruan duke ja zhytur kokën në ujë vajzave të mitura dhe shkoi ta ndalonte.
Të miturat janë marrë në mbrojtje dhe janë transferuar në një institucion kujdesi në kryeqytet.
42-vjeçarja pranoi edhe që i vuri flakën banesës së bashkëjetuesit duke u shprehur se ai e dhunonte atë dhe vajzat.
"Unë ia kam vënë flakën shtëpisë sepse Ardian Gjika nga Grecallia me të cilin bashkëjetoj prej 6 muaj ka ushtruar dhunë ndaj meje dhe dy vajzave të mitura 6-vjeçare. Kam 6 muaj që jetoj në kushte të vështira dhe bashkëjetuesi ishte i dhunshëm dhe pinte”, ka thënë 42-vjeçarja.