'Now a nice gift is waiting for you', the message that sent the woman to the woman before killing her
'Tani të pret një dhuratë', mesazhi i fundit që i dërgoi burri gruas para se ta vriste

Ka tronditur opinionin publik ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjakovë, ku një 40-vjeçar qëlloi me breshëri plumbash ish-bashkëshorten dhe vajzën 9-vjeçe. Çifti kishin qenë 16 vjet të martuar, por pas një konflikti ishin ndarë. Ata kishin 5 fëmijë, 3 jetonin me Valbonën dhe 2 me Pjetër Ndrecaj.
Para se të shkonte në shtëpinë e Valbonës, autori i kishte dërguar asaj në telefon një mesazh me përmbajtje kërcënuese ku shkruhej: "Tani të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do t’i dhemb zemra".
Familjarët e Valbonës kanë treguar se Pjetri ushtronte dhunë ndaj saj. “Valbona e ka paditur se ushtronte dhunë ndaj saj. Edhe u kthye këtu te familja e saj. Ky gjatë ditës dje ka qenë te familja. Ka kërkuar të pajtohej. Vajza ka insistuar që nuk do të pajtohet me të. Ky është larguar edhe ka thanë që këtë punë do ta rregullojë siç di vetë”, ka thënë nipi i viktimës.
“Kur ka ardhur ai më vonë me kallashnikov. E ka njohur terrenin këtu në shtëpi. Edhe nga jashtë ka filluar të gjuajë. Viktimë ranë mbesa jonë me vajzën e saj”, kanë thënë në familje.
Burimi: Balkanweb