14 Gusht 2018, 13:40

'Obobo what I did', the messages sent by Brother Ridvan after the murder were revealed

'Obobo çfarë bëra', zbulohen mesazhet që i dërgoi Ridvani vëllait pas vrasjes

XING

'Obobo çfarë bëra', zbulohen mesazhet që i

Ka qenë vëllai i Ridvan Zykajt, ai që ka negociuar me të gjatë kohës që ishte në arrati. Burime nga policia kanë thënë për "Panorama" se vëllai i autorit, Hovelajdo, 3 vjet më i madh se Ridvani ka arritur ta bindë që të mos fshihej më duke biseduar me mesazhe deri kur 24-vjeçarit i është fikur telefoni pasi nuk kishte më bateri. Ridvani i ka treguar vëllait se gjatë gjithë kohës kishte qenë afër fshatit ndërsa në një mesazh ai ka shfaqur edhe pendesë. 

"Bobo çfarë kam bërë!", i ka shkruar Ridvani Hovelajdos dhe pak sekonda para se t'i fikej telefoni i tregoi të vëllait adresën e përafërt të vendit se ku po fshihej, aty ku edhe e arrestoi policia, në vendin e njohur nga banorët e lagjes “Resulaj” të Selenicës si “Çezma e misrit”.