'Put on the Kiki belt!', Erion Veliaj becomes part of the famous challenge
‘Lidhe rripin Kiki!’, Erion Veliaj bëhet pjesë e sfidës së famshme

Sfida e famshme "Kiki challenge" është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe është kthyer në një trend. Shumë njerëz në të gjithë botën, por edhe në Shqipëri kërcejnë jashtë një makine që ecë, nën ritmet e këngës ‘In my feelings’ të Drake.
Por shumë prej këtyre sfidave kanë rezultuar fatale për njerëzit, pasi kanë pësuar aksidente të ndryshme. Për këtë arsye Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka paralajmëruar të gjithë shoferët që të kenë kujdes.
Në një postim në Twitter ka publikuar një foto ku thuhej:” Lidhe rripin Kiki! Drake do të të mirëkuptojë”. Pranë kësaj fotoje Veliaj ka shkruar: “Te besh #KikiChallenge me kercim jashte makines qe ecen, duket shume gallate, gjersa ndodh hataja! Na duhesh te kercesh me gjate, ndaj vure rripin e rri ne makine shoku!”.