'Sadna' becomes a white dress in real life, a video from a magic moment
'Sadna' bëhet nuse me fustan të bardhë në jetën reale, video nga momenti magjik

XING
Seriali "Bidaai" ka qenë ndër më të ndjekurit në Shqipëri vite më parë dhe nga ky serial mori famën dhe u bë e njohur në vendin tonë edhe aktorja Sara Khan e cila luante rolin kryesor me emrin "Sadna".
Sara Khan vazhdon aktrimin dhe luan aktualisht në një nga serialet më të ndjekur në Indi, por së fundmi ajo është bërë gjithashtu protagoniste e videoklipit të ri të Amrinder Booby.
Aktorja shfaqet me fustan të bardhë nusërie teksa hipën në një karrocë, fiks si nëpër përralla.
Këngëtari Amrinder Booby shihet duke u ulur në gjunjë para Sarës dhe i dhuron një buqetë me lule.
Kjo është hera e parë që aktoren e shohim me fustanin e bardhë të nusërisë.
Ndiqeni videoklipin më poshtë.