2 Gusht 2018, 16:39

'Sometimes I did not close the month, I was like you', Alketa Vejsiu a touching message

'Dikur nuk mbyllja dot muajin, isha si ju', Alketa Vejsiu mesazh prekës

XING

'Dikur nuk mbyllja dot muajin, isha si ju', Alketa Vejsiu mesazh

Moderatorja shumë e dashur nga publiku dhe e shumë komentuar në media e rrjete sociale, Alketa Vejsiu ka ndarë me të gjithë ndjekësit gëzimin për faktin se në Instagramin e saj janë bërë plot 500 mijë ndjekës. Alketa ka postuar një foto nga pushimet teksa shijon pamjen e mrekullueshme dhe krahas shkruan se dikur edhe ajo ka pasur vështirësi, por duke punuar dhe me vullnet ja ka arritur aty ku është sot duke i dhënë shpresë çdokujt se mund t'ja dalë.

'Dikur nuk mbyllja dot muajin, isha si ju', Alketa Vejsiu mesazh

"Po mendoja sot qe eshte nje gezim kur mberrin 500 mije zemra dhe 1 milion sy qe te mbeshtesin dhe te duan! Shqiperia me beri kjo qe jam, dhe Shqiperise edhe sikur te jem ne anen tjeter te globit do ti detyrohem shume gjithmone!
Gjithcka qe kam mberritur permes ndihmes suaj, eshte per mua sot nje pashaporte qe me hap shume dyer pertej kufirit te Shqiperise sone te vogel qe e dua shume shume dhe pergjithmone, sepse ketu linda, ketu kam rrenjet! Ndjej pergjegjesine ta nderoj kete vend dhe cdo shqiptar jo vetem ne punen qe bej ne Televizion, por ne cdo gje te thjeshte te jetes time per ata qe me njohin dhe ata qe se kane idene fare se c’pune bej, ku dhe si jetoj, e cfare perfaqesoj! Ne koke kam vetem nje mendim te qendrueshem; te jem nje model i mire!
Perpiqem te kujtoj gjithmone qe pas ekraneve te telefonave tuaj ka zemra njerezish te ndjeshem, e di qe ne Shqiperi ka plot njerez te varfer qe me veshtiresi ja dalin ne fund te muajit; por dua tju kujtoj qe une kam qene njera nga ju! Kam enderruar gjithmone per gjera te medha, te mira dhe te bukura, dhe kam punuar fort per to. Fat kam pasur plot, por fatin edhe e kam gjetur, e kam kerkuar; fati edhe krijohet ndaj ne fund te te gjithave edhe kur shikoni ndonje foto me shume shkelqim qe mund te duket e paarritshme, mendoni qe Mund tja dilni! Yes You Can! Ky profil ka vetem nje mision, te frymezoje! FALEMINDERIT SHQIPERIA BUKUR"

'Dikur nuk mbyllja dot muajin, isha si ju', Alketa Vejsiu mesazh