'The day when my life changed', Linda Halimi tells the moments of her daughter's birth
'Dita kur jeta më ndryshoi', Linda Halimi tregon momentet e lindjes së vajzës

Në mars të këtij viti, këngëtarja e njohur Linda Halimi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushen Kaimana, e cila është kthyer në një ndër bebushët më të njohur të showbizit.
Megjithëse e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë, Linda ka vendosur të ndajë me fansat e saj çdo moment gjatë shtatzënisë dhe pas saj, ndërsa pak më parë ka publikuar një video nga momenti kur priste të lindte Kaimanën.
"Dita e Lindjes - Fillimi i Rrugës! - Dita kur jeta ime ndryshoi përgjithmonë! -Momentet para se Kaimana na hijeshoi me ardhjen e saj!
Kjo është dita kur u përballa me fri.kër.at, shqetësimet, emocionet, lumturinë, dashurinë më të pastër që njerëzimi ka njohur! Unë isha e fryre, e pambrojtur dhe emocionale! U përpoqa të bëja qejf në momentet e fundit të shtatzënisë! Dhe kjo këngë e Ariana Grandes më dha ndjenjën e krenarisë dhe hyjnisë në një nivel tjetër! Perëndia është me të vërtetë një grua!
Mars 11,2019" - shkruan Linda krahas videos.
View this post on Instagram