7 Gusht 2018, 15:28

'They removed my son in a non-human way,' says Valon Berham's father

'Ma larguan djalin në mënyrë jo njerëzore', shpërthen babai i Valon Berhamit

XING

'Ma larguan djalin në mënyrë jo njerëzore',

Ka bërë bujë orët e fundit lajmi se Valon Berhami është përjashtuar nga Kombëtarja e Zvicrës pas vendimit të Petroviç. Në një intervistë Berhami u shpreh se gjithçka është politike dhe se vendimin e trajnerit e mori vesh nga një telefonatë.

Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe babai i futbollistit i cili në një intervistë për "Zërin" shprehet se për shkaqe politike ia larguan në mënyrë jo njerëzore djalin.

'Ma larguan djalin në mënyrë jo njerëzore',

“Menjëherë pas Botërorit, Valoni e ka paralajmëruar largimin nga përfaqësuesja e Zvicrës. Ai dëshironte të largohej kryesisht për arsye familjare, por edhe ndihej i lodhur dhe dëshironte që vitet e fundit të karrierës si futbollist aktiv t’i përqendrohej klubit. Mirëpo, zviceranët kanë qenë kategorikisht kundër dhe nuk e kanë pranuar largimin e tij. Ndërsa tani e larguan në mënyrën më të keqe, në mënyrë jo njerëzore.

Federata e Zvicrës pati shkuar shumë larg duke e çuar çështjen e dyshtetësive deri në Parlamentin e Zvicrës. Ndaj, Valoni e ka pas një zënkë me sekretarin e përgjithshëm. Valoni ka qenë i zemëruar me paragjykimet e njerëzve si sekretari gjeneral, i cili është marrë me çështje të tilla përkundër faktit se Valoni dhe futbollistët tjerë shqiptarë e kanë dhënë maksimumin për skuadrën e tyre.

Andaj, Vladimir Petkoviç vetëm e ka zbatuar një urdhër që ia kanë dhënë shefat e tij, presidenti dhe sekretari gjeneral i federatës, duke e thirr Valonin për t’i treguar se i janë mbyllur dyert e skuadrës.

Natyrisht se kemi biseduar shumë me Valonin rreth kësaj çështje. Ai nuk është mërzitur që është larguar, por ndihet i nervozuar me mënyrën e largimit sepse ai edhe vet ka dashtë të largohet, por nuk e kanë lënë. Mirëpo, Valoni më tha: ‘Babi, unë do të ndihesha keq sikur të më largonte futbolli, sikur të më largonin për mosangazhim. Por, kur po e di se çka kam bërë për Zvicrën, por ndihem krenar. Nuk po mërzitem që më largoi politika", është shprehur Ragipi për "Zërin".