20 Maj 2018, 00:25

'This is my prayer for you', Kahramani will touch you with dedication for the newborn son

'Kjo është lutja ime për ty', Kahramani do t'ju prekë me dedikimin për djalin e porsalindur

XING

'Kjo është lutja ime për ty', Kahramani do t'ju

Pak ditë më parë aktori shumë i dashur për publikun shqiptar i bërë i njohur nga roli i "Kahraman" u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Feyza Aktan solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosën emrin Kuzey (veri).

'Kjo është lutja ime për ty', Kahramani do t'ju

Dje Ozcan Deniz ka publikuar për herë të parë një foto me djalin ku shihet duke e mbajtur në duar dhe i kushton atij një dedikim vërtet të veçantë.

'Kjo është lutja ime për ty', Kahramani do t'ju

"Sot është ditëlindja ime. Sa herë të shoh ndjej aromë parajse, je dhurata më e bukur. Nuk do të të them që Zoti mos të të sjellë njerëz të këqinj. Nuk do të të them t'i largohesh gabimeve dhe vështirësive. Ti do t'i jetosh ato sepse kjo është jeta. Është rregull i jetës. Gabimet që do bësh në jetë vështirësitë që do kalosh, njerëzit e këqinj që do takosh, të gjitha do të të mësojnë.

'Kjo është lutja ime për ty', Kahramani do t'ju

Si babai yt, do lutem e do përpiqem për ty me fuqi, durim dhe inteligjencë. Po e shkruaj këtë këtu sepse nuk do të zhduket dhe sa herë ta shohësh, ta lexosh. Në çdo moment, unë do jem aty për ty. Do të të qëndroj pranë deri në frymën time të fundit. Do të të mësoj t'i duash kafshët dhe natyrën, të duash dijen dhe artin dhe çdo gjë të bukur të jetës. Do mundohem të të mësoj sa më shumë. Kjo është lutja ime e vetme për ty. Të dua shumë", shkruan Ozcan Deniz./Xing.al