'To be Greek is like being Albanian', the paper of the little boy is poisoning the Greek media
'Të jesh grek është si të jesh shqiptar', letra e vogëlushit po çmend mediat greke

Në mediat greke po qarkullon një letër e një vogëlushi që i ka çmendur të gjithë. Pasi trajneri i tij i kishte kërkuar të shkruante një letër me temën 'Ç'do të thotë të jesh grek', djali i ka habitur të gjithë me atë që ka shkruar:
"Të jesh grek është njësoj si të jesh shqiptar, sirian, amerikan, gjerman, turk. Grekët lindin me të njëjtën vlerë dhe vdesin me të. Nuk lind me ndonjë avantazh nga të huajit. Ai jeton në një vend si pjesa tjetër, vetëm me më shumë diell dhe det. Gjëja negative e këtij vendi është se ka grekë që besojnë se statusi i i tyre, i të qenit grek i bën atë superior ndaj të tjerëve. Ne të gjithë kemi lindur të barabartë, ashtu siç do vdesim. Vlera që marrim vjen nga fakti nëse ajo që bëmë në jetën tonë ka ndikuar pozitivisht në jetën e të gjithë njerëzve në planet." - ka shkruar vogëlushi në letrën që menjëherë është bërë virale në internet.