'Today I received the happy news', Milaim Zeka becomes grandpa
'Sot mora lajmin e gëzuar', Milaim Zeka bëhet gjysh

Një ndër deputetet më me zë në Kosovë, Milaim Zeka, është bërë së fundmi gjysh. Politikani i mirënjohur nuk ka nguruar të ndajë me shoqërinë e tij në Facebook këtë lajm që siç duket e ka gëzuar shumë.
Vajza e tij Dafina, ka lindur një vajze dhe ky rast nuk mund të mbetej pa festuar. Deputeti, së bashku me gruan e tij Edlira dhe me shumë miq nga Brukseli dhe Gjermania, ka festuar ardhjen në jetë të mbesës.
“Sa mora lajmin e gëzuar se u bëra gjysh. Vajza ime, Dafina, lindi një vajzë. Po festojmë në Hotel Dukagjin, bashkë me Eden dhe miq nga Brukseli dhe Gjermania. Qe Dafina ka lindur një bebe, kjo është e vërtete, qe unë jam bërë gjysh, kjo është rrene.”, ka shkruar ai në fotot e shpërndara në Facebook, ku duket qarte se si po festojnë të lumtur për këtë rast kaq të veçantë.
Siç mund ta shikojmë nga shkrimi, deputeti e konsideron veten akoma të ri dhe nuk mund ta besojë që është bërë gjysh.