'Welcome to Serbia', the boyfriend of Dua Lipas turns the epic Serbian response
'Mirë se erdhe në Serbi', i dashuri i Dua Lipës i kthen përgjigjen epike serbes

XING
Ditën e djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa mbërriti në Prishtinë ku dhe do të këndojë në festivalin e muzikës ‘Sunny Hills’. Siç tregoi nëpërmjet disa postimeve në Instagram atë e kishte shoqëruar i dashuri i saj Isaac Carew.
Me të mbërritur në Kosovë, Isaac publikoi një foto ku ndodhej brenda një avioni privat dhe kishte etiketuar Prishtinën. Kjo foto u komentua shumë, madje edhe nga fansat serbë, të cilët nuk nguruan të linin shumë komente provokuese.
Njëra nga ndjekëset i komentoi Isaac: “Mirë se vjen në Serbi”. Mirëpo i dashuri i Duas nuk e ka lënë me aq dhe i ka kthyer përgjigjen epike vajzës.
“Gjeografia nuk është pika jote më e fortë apo jo?”, ka shkruar ai duke shkaktuar shumë të qeshura tek fansat.