7 Gusht 2018, 00:02

'Why did you name me?', Crack in Vlora, shot with 3 bullets the shop owner

'Pse ma përmende emrin?', plas sherri në Vlorë, qëllohet me 3 plumba pronari i dyqanit

XING

'Pse ma përmende emrin?', plas sherri në Vlorë,

Një sherr për motive banale ka plasur mbrëmjen e sotme në Vlorë ku një sërë të shtënash me armë kanë alarmuar qytetarët. "Pse më ke lakuar emrin ti mua", i ka thënë autori pronarit të një dyqani dhe ka qëlluar me 3 plumba të cilat nuk e kanë kapur pronarin. E dashura e autorit me iniciale L.P punonte në dyqanin e personit që u qëllua dhe dyshimet janë se autori dyshonte që e dashura kishte një lidhje me pronarin e dyqanit. 

Sipas News24 policia dyshon për një krim të mbetur në tentativë dhe të nxitur nga pasioni.

Informacion paraprak i policise

Më datë 06.08.2018, rreth orës 22:00, në lagjen ''Pavarsia 3'',  janë dëgjuar 3  të shtëna me armë zjarri (pistolete), ku nga të shtënat paraprakisht  nuk ka rezultuar të ketë persona të dëmtuar.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë janë identifikuar autorët dhe po punohet  për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.