28 Qershor 2023, 00:43

50 euros per month who adopts street dogs, Prishtina makes the decision

50 euro në muaj kush adopton qentë e rrugës, Prishtina merr vendimin

XING

50 euro në muaj kush adopton qentë e rrugës, Prishtina merr

Komuna e Prishtinës njofton se me shumicë votash, këshilltarët e kuvendit komunal të Prishtinës miratuan propozim vendimin për subvencionimin e personave fizik dhe juridik të cilët marrin në përkujdesje dhe mbajtje 1 qen apo më shumë. Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se shuma e propozuar është 50 euro në muaj.

“Adoptimi është mënyra më humane e trajtimit të qenve“, tha para këshilltarëve komunal kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ndërsa drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, ka treguar se cili është qëllimi final i këtij vendimi.

“Me këtë vendim parashihet që të zvogëlohet numri i qenve endacak në rrugët e qytetit“.

Pas miratimit, pritet të nisë zbatimi i këtij vendimi.