8 Shkurt 2022, 19:20

6 VIP weddings we expect to be held this year

6 dasmat VIP që presim të mbahen këtë vit

XING

6 dasmat VIP që presim të mbahen këtë vit

Duke qenë numër çift, viti 2022 cilësohet si vit me fat për ata që duan të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Disa prej personazheve tanë të shoëbizit duket se e kanë menduar këtë fakt dhe pritet që këtë vit të kurorëzohen në martesë.

6 dasmat VIP që presim të mbahen këtë vit

Një nga dasmat që pritet me padurim këtë vit është ajo e Armina Mevlanit, e cila shpeshherë ka planifikuar të bëjë një të tillë, por nuk ka qenë koha e përshtatshme. E ftuar pak javë më parë në “Goca dhe gra”, Armina deklaroi se do e bëj patjetër këtë vit dasmën që ka tre vite që e mendon.

6 dasmat VIP që presim të mbahen këtë vit

Më përpara Armina ka folur edhe për fustanin e saj të nusërisë duke treguar se do të stilohet nga stilistë të huaj posaçërisht për të.

6 dasmat VIP që presim të mbahen këtë vit

Olta Gixhari gjithashtu ka zgjedhur vitin 2022 për dasmën e saj. Në një intervistë për “Revista who”, aktorja ka treguar se ajo dhe partneri i saj do të celebrohen në Spanjë.

6 dasmat VIP që presim të mbahen këtë vit

Një datë e saktë nuk është zbuluar ende, por Olta ka treguar se ata kishin planifikuar të bënin dhe një dasmë në jug, plan që ia prishi pandemia, por mund të ndodhë këtë vit.

6 dasmat VIP që presim të mbahen këtë vit

Viti 2022 duket se është viti më i bukur për Genta Ismajlin. Në janar këngëtarja u bë nënë për herë të parë me binjakë. Ndërsa në një intervistë për mediat turke ka treguar se së shpejti do bëjë dhe një dasmë.

6 dasmat VIP që presim të mbahen këtë vit

Data nuk është zbuluar ende por me siguri Genta dhe partneri i saj turk, Usta do të kenë një dasmë të veçantë duke qenë se prezentë do të jenë edhe binjakët e tyre.

6 dasmat VIP që presim të mbahen këtë vit

Në fillim të këtij viti, Vlashenti i propozoi për martesë Dojna Memës duke na dhuruar emocione shumë të bukura nga ky moment që e ndanë dhe në rrjete sociale. Pritet që çifti këtë vit të mbajë dhe një dasmë duke qenë se në një prej intervistave janë shprehur se kjo do të ndodhë.

6 dasmat VIP që presim të mbahen këtë vit

Të ftuar pak kohë më parë në “A Krasta shoë”, Vlashenti tha se nuk i ka shumë qejf dasmat, por do t’ja plotësojë dëshirën Dojnës, e cila dëshiron të mbledhë të gjithë njerëzit e zemrës.

6 dasmat VIP që presim të mbahen këtë vit

Sara dhe Ledri gjithashtu pritet të martohen këtë vit. Sara ka deklaruar se ajo dhe Ledri kanë dëshirë të bëjnë një dasmë, por thjesht nuk e kanë vendosur ende nëse duan ta bëjnë shumë të madhe apo një dasmë private.

6 dasmat VIP që presim të mbahen këtë vit

Për më tepër pak kohë më parë, Sara i shtoi dyshimet se dasma do ndodhë së shpejti pasi postoi një foto ku shfaqej duke zgjedhur fustanin e nusërisë.

6 dasmat VIP që presim të mbahen këtë vit

Së fundmi po përflitet se edhe Nevina Shtylla po mendon për dasmën. Moderatorja, e cila jetën private e ka ruajtur hermetike, ngriti polemika në “E Diell” në lidhje me temën e shumë komentuar nëse ajo do të bëjë dasëm këtë vit. Në një ndër episodet e programit disa komente të moderatores nxitën reagimin e Edi Manushit, i cili nisi ta ngacmonte për dasmën. Moderatorja u mundua ta mbyllte bisedën duke u përgjigjur me të qeshur. Nevina ka treguar se ka veshur aq shumë fustane nusërie gjatë modelingut, sa fustani i saj do të jetë shumë i thjeshtë.