7 Qershor 2023, 17:45

7 years to diagnose it, the model who won 'Miss Universe Albania' talks about the disease

7 vite për ta diagnostikuar, modelja që fitoi 'Miss Universe Albania' flet për sëmundjen

XING

7 vite për ta diagnostikuar, modelja që fitoi 'Miss Universe

Modelja 24-vjeçare Endi Demneri u kurorëzua “Miss Universe Albania” më 1 qershor dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin botëror në El Salvador në dhjetor të këtij viti.

E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, Endi shpjegon se çfarë ndryshon tashmë në jetën e saj me marrjen e këtij titulli, si edhe shpjegoi kauzën me të cilën e prezantoi veten në këtë konkurs bukurie.

“Dua që të inspiroj të gjitha vajzat e vogla që po rriten, të mendojnë dhe të kuptojnë që të qenit Miss, të qenit një vajzë në shoë mund të ndihmojë dhe të aspirojë vetëm për mirë. Kemi fuqinë tani që të bëjmë gjëra të mira për vendin tonë të vogël“, – tha Endi duke shtuar se kauza e saj në “Miss Universe” e ka zanafillën nga një përjetim personal.

“Është një sëmundje që quhet endometriosis. Kjo është kauza ime në “Miss Universe”. Dua të bëj vajzat e vogla dhe në moshën time të kuptojnë që, në qoftë se nuk ndihen mirë me veten, ka një gjë që s’shkon, nuk kanë dëshirën për të filluar ditën, dëshirën për të ndërmarrë gjëra për veten e tyre, është me të vërtetë një gjë që nuk shkon te to. Duhet kuptuar që asgjë nuk të ndalon ty, e vetmja gjë që mund të të ndalojë është një sëmundje që në Shqipëri dhe në vendet e vogla akoma nuk njihet.

7 vite për ta diagnostikuar, modelja që fitoi 'Miss Universe

Endometriosis është një sëmundje që është në organin riprodhues të femrës dhe ndikon në mendjen e vajzës. Në momentin që ti e kap, duhen 7 vite për ta diagnostikuar këtë lloj sëmundjeje…. Është shumë e vështirë dhe në momentin që gjendet, diagnostikohet dhe varet se në çfarë faze është. Fati im ishte që isha në fazë të parë dhe munda ta largoja plotësisht si sëmundje.”

Endi tha se, megjithëse është një sëmundje për të cilën nuk flitet shumë, ka kurim, vetëm se duhet kapur në faza sa më të hershme:

“Ka kurim, por deri në fazën e tretë. Në qoftë se je sipër fazës së tretë, ti duhet ti nënshtrohesh një trajtimi me vite. Kjo lloj sëmundjeje të ndikon në mendje, në gjendjen shpirtërore dhe në riprodhim. Në qoftë se e lë këtë sëmundje të vazhdojë, mund të arrish në momentin që nuk mund të kesh më një bebe. Është një sëmundje që nuk dihet se nga vjen, por është vendimtare për jetën e një femre”.

7 vite për ta diagnostikuar, modelja që fitoi 'Miss Universe