8 days after coming to life, Disney prepares animated film for the royal baby (Video)
8 ditë pas lindjes, Disney sjell film të animuar për bebushin mbretëror (Video)

XING
Më datën 6 të këtij muaji, dukesha e Sussex, Meghan Markle, u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë që së bashku me princin Harry, e pagëzuan me emrin Archie Harrison.
Vetëm 8 ditë pas lindjes së vogëlushit, kompania gjigante e filmave "Disney" ka bërë pjesë të filmave të saj edhe bebushin mbretëror.
Në videon e publikuar, arushi Pooh drejtohet me një libër në dorë drejt kështjellës Windsor. Libri është një dhuratë nga arushi për Meghan dhe Harry-n.
Në momentit kur ata nisin të shfletojnë librin, në ekran del edhe krevati i vogëlushit Archie, i cili mban të gdhendur emrin e tij, siç mund ta shihni më poshtë.