According to Antonella, this resident deserves the victory of Big Brother VIP
Sipas Antonelës, ky banor meriton fitoren e Big Brother VIP

XING
Antonela Berisha ishte sot në një lidhje direkte për emisionin “Big Brother VIP Fan Club”. Ajo rrëfeu eksperiencën e saj në këtë reality show, e mes të tjerash tregoi se kush e meriton fitoren.
Antonela u shpreh se sipas saj, në finale do të shkojnë Donaldi, Iliri, Einxhel dhe Arjola, ndërsa fitoren e meriton Donaldi. Ajo tha se aktori i duket më reali ndër të gjithë.
“Do të doja shumë që në finale të ishte Sabiani. Në finale do jenë Iliri, Donaldi, Arjola dhe Einxhel. Do doja që ta fitonte Donaldi se publiku e ka parë në shumë dimensione. Mendoj që e meriton ai se është më reali nga të gjithë ata", deklaroi Antonela.