After 'Piter Pan Trap', the new interesting project is where we will see Alketa Vejsiu
Pas 'Kurthit të Piter Pan', ja projekti i ri interesant ku do ta shohim Alketa Vejsiun

XING
Këtë sezon televiziv na shoqëroi çdo të hënë në mbrëmje emisioni me fëmijë 'Në kurthin e Piter Pan', të cilin e moderonte prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu.
Në përfundim të këtij spektali, Alketa ka zbuluar pak më parë në profilin e saj në Instagram projektin e ri interesant që do të vijë pas 'Kurthit të Piter Pan'.
Moderatorja publikoi një foto ku i kërkonte ndjekësve ti bënin pyetje të cilave ajo do ti përgjigjej një për një. Pyetjes së një fanseje nëse kishte në plan një projekt të ri televiziv, Alketa ju përgjigj:
"Po, Celebrity Farm", duke zbuluar kështu emisionin interesant që pritet të nisë së shpejti.