After 'Top Arena', the new show of Fjoralba Ponar and Ed Manus reveals
Pas 'Top Arenës', zbulohet emisioni i ri i Fjoralba Ponarit dhe Ed Manushit

Pas përfundimit të emisionit sportiv "Top Arena", moderatori Ed Manushi lajmëroi se ai nuk do të ishte më në drejtimin e emisionit ‘Procesi Sportiv’. Siç u aludua në media, Manushi së bashku me moderatoren e njohur, Fjoralba Ponari do të vinin me një emision ndryshe.
Këtë lajm e ka konfirmuar së fundmi edhe vetë Fjoralba në ‘Instastory’, ku i është përgjigjur pyetjeve që fansat kishin për të. Ajo ka treguar se në sezonin e ri televiziv do të rikthehet me një emision të cilin do ta prezantojë me Ed Manushin.
“Do të prezantosh me në Top këtë vit? Ke partneri të ri?”, ishte pyetja e ndjekësit të saj.
“Po, duke filluar nga tetori do të rikthehemi së bashku me Edin si çift televiziv”, zbuloi Fjoralba.
Nuk dihet se çfarë emisioni do të bashkëprezantojnë, por në media kohë më parë u komentua gjatë se dyshja do të ri sjellin emisionin e njohur ‘E diell’.