28 Qershor 2023, 01:10

After Klea and Arbana, other VIP weddings await us this year

Pas Kleas dhe Arbanës, të tjera dasma VIP na presin këtë vit

XING

Pas Kleas dhe Arbanës, të tjera dasma VIP na presin këtë vit

Dasma e Klea Hutës dhe Elgit Dodës dhe dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt ishin padyshim më të përfolurat këtë verë, por prisni sepse viti nuk do mbarojë me këto dy dasma VIP.

Emisioni “Pushime On Top” u bë pjesë e dasmës së Klea Hutës dhe Elgit Dodës, që u kurorëzuan këtë muaj me një ceremoni në jug të Shqipërisë. Lei Kraja dhe Eni Shehu ishin në dasmë me mikrofonin me vete, për të siguruar disa lajme ekskluzive për publikun.

Këngëtarët Venera Lumani dhe Lind Islami treguan se më në fund janë duke planifikuar dasmën e tyre. “Thjesht nuk kemi caktuar datën. Do të jetë nga fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit”, tha çifti që më tej u treguan të rezervuar për vendin ku do të zhvillohet ceremonia apo fustanet që do të veshë nusja.

Romeo Veshaj, që u përlot teksa pa mikun e tij Elgitin në altar, u shpreh se nuk mundi të mbante lotët nga emocionet. Gjatë intervistës me Enin, Romeo tha se pret që vëllai i tij binjak Donaldi dhe partnerja e tij Bora Zemani të bëjnë dasmë.

“Se di, unë do vdisja te dasma e tyre. U them shpesh pse nuk e bëni një dasmë. Ndoshta ma bëjnë surprizë”, tha ai.

Kujtojmë se edhe Iva Tiço pak ditë më parë deklaroi e ftuar në 'Më prit në fundjavë' me Ermal Peçin, se ka nisur planet për dasmë.

Iva i tregoi Ermalit se deri më tani kanë menduar për një dasmë intime dhe jashtë Shqipërisë. 

Pyetjes së Ermalit nëse dasma vjen vitin tjetër nisur nga planet e bëra, Iva tha se: Mund të jetë edhe brenda këtij viti. Mund të jete 2023, jo 2024.