After learning about Hailey, Selena sends Justin Bieber a touching letter
Pasi mësoi fejesën me Hailey-n, Selena i dërgon Justin Bieber letrën prekëse

Fejesa e papritur e çiftit të njohur Justin Bieber dhe Hailey Baldwin ka qenë një nga lajmet më të diskutuara javët e fundit. Ata bënë publik lajmin nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ku treguan se shumë shpejt kanë edhe plane për martesë.
Të gjithë fansat e këngëtarit mezi kanë pritur reagimin e ish të dashurës së tij, këngëtares Selena Gomenz, mirëpo ajo nuk dha një deklaratë lidhur me fejesën e tij. Por sipas ‘Star Magazine’, Selena i ka dërguar këngëtarit një letër që ta urojë atë për fejesën dhe për të mbyllur një herë e mirë historinë e tyre të gjatë.
“Fillimisht Selena u trondit nga planet e dasmës së Justin, por pasi meditoi e kuptoi që kjo ishte diçka e mirë për ish-të dashurin e saj. Ajo i dërgoi një letër me anë të së cilës shënoi fundin e një kapitulli të gjatë dhe të dhimbshëm të jetës së saj. Selena nuk dëshiron të jetë e lidhur me. Ajo me të vërtetë dëshiron të vazhdojë jetën e saj dhe nuk do të jetë me pjesë e jetës së Justin.”, tha një burim për ‘Star Magazine’.