After Sarah's wedding, Lori Hoxha shows plans for marriage
Pas dasmës së Sarës, Lori Hoxha tregon planet për martesë

XING
Dasma e çiftit të njohur të showbizit, Ledion Liços dhe Sara Hoxhës u bë prej disa ditësh kryefjala e mediave dhe e gjithë vëmendja e publikut shqiptar ishte tek ceremonia madhështore e martesës.
Pas Sarës, edhe motra e saj Lori ka treguar planet për martesë. E pyetur në Instastory nëse është e vërtetë që së fundmi ajo është propozuar për martesë dhe është fejuar, Lori është përgjigjur:
"Jo nuk jam fejuar dhe nuk do të martohem së shpejti. Nëse ndonjëherë ndodh, ose do t'ja jap lajmin botës duke bërtitur me të madhe, ose nuk do ta merrni vesh kurrë, të mos keni dyshime."