After the engagement ring, Alba Hoxha speaks for the first time about joining Albin
Pas unazës së fejesës, Alba Hoxha flet për herë të parë për lidhjen me Albin

Lidhja mes koreografi të njohur Albi Nako dhe balerinës Alba Hoxha ka qenë një nga më të diskutuar së fundmi në media. Çifti është komentuar gjatë, pasi është aluduar se shumë shpejt do të shkëmbejnë unazat.
Fjalët i shtoi edhe më shumë një foto e Albës në ‘Instagram’, ku ajo shfaqej duke zgjedhur një unazë në një argjendari. Mirëpo balerina e famshme ka vendosur që për herë të parë të flasë hapur për marrëdhënien e saj me Albin.
Alba në një prononcim për ‘Revistën Class’ ka treguar se ajo nuk do të fejohet me Albin pasi ata nuk janë në një lidhje. Sipas saj çdo gjë është e sajuar nga ana e mediave.
“Fejesa është një shpikje. Asgjë nuk është e vërtetë dhe mjaft më me aludime të tilla. S’jam në marrëdhënie me Albin dhe nuk dua të flitet më për këtë, thotë Alba duke i dhënë një herë e mirë fund spekulimeve se mes saj dhe koreografit ka diçka.