5 Gusht 2018, 15:54

Airplane crashes, 4-member family dies out (Video)

Rrëzohet avioni, shuhet familja me 4 anëtarë (Video)

XING

Rrëzohet avioni, shuhet familja me 4 anëtarë (Video)

Një avion është rrëzuar vetëm 20 minuta pas ngritjes duke lënë të vdekur një familje me 4 anëtarët. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes në një pyll në Zvicrën qendrore, pranë qytetit Hergiswil i cili ndodhet në liqenin e Luzernit në këmbët e malit Pilatus. Policia tha se viktimat ishin një çift dhe dy fëmijët e tyre. Avioni ishte ngritur nga një aeroport në Kaegiswil dhe ishte drejtuar për në Francë. Vendi i rrëzimit ishte 2,540 metra mbi nivelin e detit. Nuk dihet ende shkaku i mundshëm i aksidentit teksa autoritet zvicerane kanë nisur hetimet.