2023 mbërrin në Zelandën e Re

XING
Ka mbërritur viti 2023 në Zelandën e Re. Zelanda e Re është vendi i parë që e priti me festime madhështore vitin e ri, në urën e famshme Harbor Brixh të Okllendit.
Banorët mund të shijojnë nga sheshet, spektaklin tradicional të fishekzjarreve, pas ndalimit vitin e kaluar të grumbullimeve si pasojë e pandemisë. Spektakli vijoi në Sidnej të Australisë, si vendi i radhës që pret Vitin e Ri.