2 Shtator 2023, 18:57

Ankorohet në Durrës superjahti i sheikut arab

XING

Ankorohet në Durrës superjahti i sheikut arab

Është ankoruar pasditen e kësaj të shtune në portin e Durrësit jahti “Opera” i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Opera Yacht” është një nga superjahtet më të mëdha në botë, me një vlerë prej 450 milion dollarësh, i prodhimit të vitit 2022.

Jahtet turistike vijojnë ta shohin në vendin tonë si stacionin më të preferuar në rajon për të marrë karburantin. Dje, në portin e Durrësit edhe mbërriti jahti “Koru” i themeluesit të Amazon Jeff Bezos.