14 Shtator 2023, 21:29

Arrestohet Ujku i Cërrikut, ulëret teksa shoqërohet nga policia

XING

Arrestohet Ujku i Cërrikut, ulëret teksa shoqërohet nga policia

Është arrestuar sot shtetasi i njohur me pseudonimin “Ujku i Cërrikut”. Nga pamjet e publikuara nga Klan News shihet se Ujku ulërin në momentet e shoqërimit nga forcat e policisë.

Ujku i Cërrikut është një nga të arrestuarit e megaoperacionit antidrogë të Policisë së Shtetit të koduar “Tempulli” të shtrirë në 5 qarqe të vendit, në kuadër të të cilit ranë në pranga 246 persona dhe u goditën 23 grupe kriminale.

Finalizimi i operacionit të koduar “Tempulli” erdhi pas rreth 8 muajsh hetime dhe në qarqet ku u zhvillua u sekuestruan 134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike.

Droga e sekuestruar shitej në afërsi të shkollave, lokaleve të natës apo blloqeve të banimit.

@rtvklanofficial

Arrestohet "Ujku i Cërrikut", publikohet momenti kur i ulëret policëve

? original sound - RTV KLAN