1 Janar 2024, 12:16

Bebja e parë për vitin 2024 është vajzë, Sihana lindi vetëm 1 minutë pas mesnate

XING

Bebja e parë për vitin 2024 është vajzë, Sihana lindi

Sihana është bebja e parë që ka ardhur në jetë për vitin e ri 2024, vetëm një minutë pas mesnate. Vogëlushja ka ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Në maternitetin “Koço Gliozheni”, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, i dha çekun e bebes për Sihanën.

Ndërkohë pas vajzës në jetë ka ardhur edhe Amari, i cili po ashtu gëzon shëndet të plotë. Gjithashtu, bonusin e bebes e mori edhe djali, që erdhi në jetë pak minuta pas mesnate në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Bebja e parë për vitin 2024 është vajzë, Sihana lindi