2 Janar 2024, 19:05

CNN e nis Vitin e Ri me puthjen e dy burrave dhe rrjeti shpërtheu

XING

CNN e nis Vitin e Ri me puthjen e dy burrave dhe rrjeti shpërtheu

CNN ka transmetuar një puthje homoseksuale vetëm disa sekonda pas mesnatës në natën e Vitit të Ri në Times Square të Nju Jorkut.

Imazhi tregonte dy burra me kapele të mëdha duke u puthur sapo numërimi mbrapsht për vitin 2024 përfundoi teksa në ekran po transmetohej live emisioni i prezantuesve Anderson Cooper dhe Andy Cohen.

Njerëzit kanë shprehur pakënaqësi në Twitter në lidhje me këtë veprim.

“Pamja e parë nga CNN duket të jetë një puthje homoseksuale ndërracore. Zemërimi do të jetë i madh,” parashikoi blogeri i Joe My God Joe Jervis menjëherë pas transmetimit të puthjes dhe kështu ndodhi.

Komentues të shumtë iu përgjigjën postimit duke e përshkruar momentin televiziv si "të pështirë".

“Një çift homoseksual ndërracial nuk është përfaqësues i Times Square, i Nju Jorkut apo i Shteteve të Bashkuara”, shkroi dikush. "Duhet ta kishin bërë puthjen më pak grafike, sepse, sinqerisht, ishte bruto.”