15 Janar 2024, 13:03

E hëna blu/ Sot është dita më e trishtuar e vitit. Shkencëtarët tregojnë arsyen

XING

E hëna blu/ Sot është dita më e trishtuar e vitit.

Sot 15 janar është quajtur si “Hëna blu”, dita më e trishtuar e vitit. “E hëna blu” mendohet se është një nga ditët kur njerëzit janë më të trishtuar dhe më pesimistë se çdo ditë tjetër të vitit. “E hëna blu” bie në të hënën e tretë pas Vitit të Ri. Këtë vit, “e hëna blu” është më 15 janar.

Sipas teorisë së shkencëtarëve nga Britania e Madhe, ndjenjat janë të zymta pas festave, për shkak të problemeve financiare.

Me shpenzimet e shtuara të festave të fundvitit që na kanë lënë një boshllëk edhe në xhepa që kombinohet me natën e gjatë dhe motit gri, nuk bën aspak habi fakti, që kjo e hënë të jetë dita më e trishtueshme e vitit.

Janari mund të jetë një kohë depresive për shumëkënd pasi historikisht regjistrohet rritje e numrit të divorceve apo njerëzve që braktisin punën. Në anën tjetër, ekspertët ofrojnë edhe këshilla se si mund të bëhet e hëna blu, më pak e trishtueshme. Mes tyre, pak stërvitje, shëtitje në natyrë, takime me miq e familjarë, etj.