6 Maj 2023, 18:13

E moshuara godet me thikë të birin: E ngatërrova me bashkëshortin

XING

E moshuara godet me thikë të birin: E ngatërrova me

Një 71 vjeçare greke ka sulmuar djalin e saj duke e plagosur rëndë në kokë. Në deklaratën e saj në polici, e moshuata ka pohuar se e ka ngatërruar 44-vjeçarin me bashkëshortin e saj. Policia gjeti në lavamanin e kuzhinës tre thika dhe një palë gërshërë me gjurmë gjaku, shkruajnë mediat greke.

Ngjarja ka ndodhur në Selanik. E moshuara dyshohet se e ka sulmuar të birin teksa ai ishte duke fjetur. Sipas mediave vendase, ai ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë 71 vjeçara është shoqëruar në komisariat nga policia.