2 Shkurt 2024, 13:48

E rëndë në Lushnjë/ 18-vjeçarja humb jetën, konsumoi fotoksinë

XING

E rëndë në Lushnjë/ 18-vjeçarja humb jetën,

Një ngjarje e rëndë raportohet në Lushnjë, ku një vajzë 18-vjeçare i ka dhënë fund jetës, pas konflikteve bashkëshortore.

B.M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, i ka dhënë fund jetës ditë e djeshme, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Policia thotë se nisi hetimet për 24-vjeçarin E.D., banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhdueshme me bashkëshorten e tij, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fostoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Burimi: Top Channel