11 Janar 2024, 22:05

'E vërteta ime është puna, sakrificat dhe arti', Ermal Mamaqi ka 2 fjalë pas lajmeve të rreme

XING

'E vërteta ime është puna, sakrificat dhe arti', Ermal

Ermal Mamaqi ka reaguar pas lajmeve të fundit që kanë qarkulluar në rrjet për të. Producenti dhe trajneri motivues deklaron se të gjitha lajmet në emër të tij janë të rreme dhe u bën thirrje subjekteve të përfshira të përgënjeshtrojnë dhe fshijnë çdo lajm në të kundërt do përballen me ligjin.

Ermali thekson se e vërteta e tij është puna që bën, sakrifica dhe arti.

“Përshëndetje të gjithëve! Nisur nga një lajm i rremë që po qarkullon së fundmi dua të bëj një sqarim për fansat dhe dashamirësit e mi. Gjithashtu kam një kërkesë të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që në mënyrë të qëllimshme ose prej mungesë së profesionalizmit kanë kontribuar në shumëfishimin e kësaj të pavërtete. Nuk jam i përfshirë në asnjë skemë pastrami parash dhe nuk kam bërë asnjë shkeljë ligjore, ndryshe nga çfarë po përflitet.

Një informacion i rremë, i shpërndarë nga disa media dhe gazetarë të cilët kanë shkelur me të dyja këmbët etikën dhe parimet e profesionit të tyre ka shkaktuar dëme psikologjike, morale dhe ekonomike.

Për rrjedhojë ju bëj thirrje që të përgënjeshtroni dhe fshini të gjitha lajmet në adresën time lidhur me këtë çështje, pasi në të kundërt, ndaj çdo subjekti të përfshirë do ketë një ndjekje ligjore ku secili do përballet me pasojat që parashikon ligji.

Ndërsa atyre që janë angazhuar në fyerje dhe shpërndarjen e gjuhës së urrejtjes dua t’ju them se nuk është kjo mënyra për t’u ndjerë më mirë apo për të ngushëlluar veten.

Kush ka të vërtetën me vete nuk i trembet asgjëje. Dhe e vërteta ime është puna që bëj, sakrificat e mia, arti im.

Në fund, dua ta mbyll me një lajm të mirë për të gjithë ata që më kanë mbështetur këto ditë dhe që kanë qëndruar pranë meje. Shumë shpejt lançoj dy projekte të reja filmike, do të shihemi në trajnimet për vetëzhvillimin dhe në shumë projekte të reja të cilat do t’i zbuloj në muajt në vijim.

Këto janë punët e vetme që di të bëj dhe falë tyre gëzoj çdo gjë që kam.

Shihemi së shpejti”, përfundon deklaratën e tij Ermali.

'E vërteta ime është puna, sakrificat dhe arti', Ermal

'E vërteta ime është puna, sakrificat dhe arti', Ermal

'E vërteta ime është puna, sakrificat dhe arti', Ermal

Fansat e kanë pritur deklaratën e Ermalit me shumë mbështetje duke e duartrokitur për punën dhe veprat e tij.

'E vërteta ime është puna, sakrificat dhe arti', Ermal

'E vërteta ime është puna, sakrificat dhe arti', Ermal

'E vërteta ime është puna, sakrificat dhe arti', Ermal

'E vërteta ime është puna, sakrificat dhe arti', Ermal