22 Korrik 2023, 17:52

Extreme heat like the Covid pandemic / Work from home or with reduced days and hours, unions in Italy pressure the government

Nxehtësia ekstreme si pandemia e Covid/ Punë nga shtëpia ose me ditë dhe orë të reduktuara, sindikatat në Itali presion qeverisë

XING

Nxehtësia ekstreme si pandemia e Covid/ Punë nga shtëpia ose me

Nxehtësia ekstreme ne Itali ka bërë që të nisin sugjerimet për mënyrën se si të përballohen temperaturat e larta që shpesh vënë në rrezik edhe jetën e njerëzve, ku i është bërë edhe një krahasim me pandeminë e Covid-19.

Sindikatat italiane kërkojnë që punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia ose me ditë dhe orë të reduktuara, në mënyrë që të kujdesen për shëndetin e tyre.

Kjo emergjencë e temperaturave po vë në vështirësi sektorët e prodhimit, ku në pjesën më të madhe të rasteve e kanë të pamundur punë  nga shtëpia, por edhe për ata sindikatat kanë kërkuar që të gjendjet një zgjidhje.

Nxehtësia ekstreme si pandemia e Covid/ Punë nga shtëpia ose me

Nga qeveria kërkohet një marrëveshje mes qeverisë dhe partnerëve socialë për të zbatuar një dekret, i cili duhet të ndjekë hapat e zbatuara gjatë periudhës së pandemisë.

Ministria e Punës, duhet të arrijë një protokoll të përbashkët me partnerët socialë, i cili do të marrë parasysh çështjet e organizimit të punës, masat dhe praktikat e mira që duhen miratuar dhe pajisjet mbështetëse rezistente ndaj nxehtësisë.

Sindikatat po i bëjnë presion qeverisë, nën arsyetimin se nuk mund të tolerojnë që personat të vdesin në punë nga vapa, për këtë arsye është urgjentisht e nevojshme një marrëveshje midis qeverisë dhe partnerëve socialë.

Burimi: Top channel