26 Janar 2024, 11:50

Familjarët ngrenë alarmin në polici, gjendet i dehur në motel ish-fituesi i Big Brother Albania

XING

Familjarët ngrenë alarmin në polici, gjendet i dehur në

Ish-fituesi i "Big Brother Albania 5", Arbër Zeka, është gjetur i dehur në ambientet e një moteli në Çagllavicë. Ai ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që mbrëmjen e së mërkurës. Sipas asaj që mediat vendase raportojë Zeka u gjet nga efektivët e policisë në ambientet e një moteli.

I vëllai i Zekës e kishte lajmëruar Policinë e Kosovës pasi që prej mbrëmjes të së mërkurës nuk kishte pasur kontakte me të.

Menjëherë pas denoncimit policia filloi kontrollet dhe siç bën me dije gazeta online Reporteri, ai u gjet pas orësh kërkime në gjendje të dehur në një motel në dalje të Prishtinës.